Politika e privatësisë
Përditësuar: tetor 2026
Çfarë të dhënash mbledhim
Kur plotësoni formularin e kontaktit, mbledhim emrin, emrin e biznesit, emailin, telefonin dhe mesazhin që na shkruani. Nuk mbledhim të dhëna të tjera personale përmes kësaj faqeje.
Pse i përdorim
Të dhënat i përdorim vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës suaj dhe për t'ju dërguar ofertën, informacionin ose detajet e trajnimit që keni kërkuar. Nuk i shesim dhe nuk ua japim palëve të treta për marketing.
Sa kohë i ruajmë
Mesazhet ruhen në postën tonë elektronike për aq kohë sa është e nevojshme për bashkëpunimin, ose derisa të kërkoni fshirjen e tyre.
Cookies
Faqja përdor vetëm dy cookies teknike: njëra mban mend gjuhën që keni zgjedhur, tjetra e mbron formularin nga dërgimet e rreme. Nuk përdorim cookies për reklama ose ndjekje.
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni në çdo kohë të shihni, të korrigjoni ose të fshini të dhënat tuaja duke na shkruar në adresën e emailit më poshtë.
Korabi Puratos
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km i 6-të, Çagllavicë, 10000 Prishtinë, Kosovë
[email protected]