Trajnimet

Qendra Inovative Korabi

Korabi Corporation

Trajnime profesionale

Korabi Corporation, është kompani me përvojë prej tri dekadash në industrinë e ushqimit dhe një lider në tregun kosovar sa i përket distribuimit të produkteve të furrave dhe pastiçerive.

Në vitin 2020, ka arritur të inauguroj qendrën e parë arsimore në fushën e kulinarisë në Kosovë, “Qendrën Inovative Korabi”. Kjo qendër është një koncept totalisht i ri në tregun kosovar, që do të ofroj mësime bazike dhe të avancuara për të gjithë të apasionuarit pas kuzhinës, por edhe për profesionistët që duan të avancojnë dijet e tyre në botën ëmbëlsirave dhe produkteve të furrës.

Përmes një stafi të kualifikuar në kuptimin akademik dhe profesional, “Qendra Inovative Korabi”, do të bëjë aftësimin profesional të të gjithë palëve të interesuara në fushën e kulinarisë.

+
Reçeta
0 +
Të çertifikuar deri tani
0 +
Mardhënje pune
bv
22

Trajnimet e

Pastiçerisë / Ëmbëlsirave

-Prezantimin mbi mënyrat e përgatitjes së ëmbëlsirave
-Përgatitjen e recetave më të popullarizuara botërore të ëmbëlsirave në praktikë duke përfshi të gjitha fazat
-Dekorimin e ëmbëlsirave
-Prezantimin mbi mënyrat e përgatitjes së dekoreve të çokollatës
-Përgatitja praktike e dekoreve të çokollatës.

Ju do të pajiseni edhe me certifikatë nga Korabi Corporation, për modulin që do ta ndiqni.

Top gjashtë kandidatëve më të suksesshëm nga të gjitha grupet që do të trajnohen në këtë sezon, do tu sigurohet vendi i punës në pastiçeritë më të njohura në vend.

*Programi trajnues përmban 40 orë mësimore dhe çmimi i trajnimit është: 250 euro.

Vërejtje: Kanidatët e interesuar duhet të realizojnë pagesën e trajnimit dy ditë para datës së mbajtjes së trajnimit. Të dhënat merren pasi të kontaktoheni nga administrata e Korabi Corporation.

Trajnim për

Dekorim të ëmbëlsirave me fondant

Korabi Corporation përmes Qendrës Inovative KORABI shpall thirrjen e radhës për aplikim për trajnime specifike që lidhen me dekorim të ëmbëlsirave.

Dekorimet me pastë sheqeri (fondant) do të jenë fokus i këtyre trajnimeve.

Pasi të mbaroni këtë trajnim ju do të krijoni shkathësi të realizoni:
Figura të ndryshme me motive nga natyra, kafshët, lulet, personazhe të ndryshme për torta ditëlindjesh si dhe dekore klasike e moderne për dasma dhe evente të veçanta.

Trajnimi zgjatë 5 ditë (e hënë-e premte).

Ora 17:00-20:00.

Çmimi i trajnimit: 250 euro.

Në fund të trajnimit ju do të certifikoheni!

Trajnim profesional për

FURRTAR/E

Përmes një stafi të kualifikuar në kuptimin akademik dhe profesional, “Qendra Inovative Korabi”, do të bëjë aftësimin profesional të të gjithë palëve të interesuara në fushën e furrtarisë duke pasur në fokus recetat më moderne për bukë dhe pjekurina të ndryshme.

Trajnimet e furrtarisë përfshijnë:

-Prezantimin mbi mënyrat e përgatitjes së bukëve dhe pjekurinave;
-Përgatitjen e recetave më të popullarizuara botërore të bukëve dhe pjekurinave duke përfshi të gjitha fazat e gatimit;

Ju do të pajiseni edhe me certifikatë nga Korabi Corporation, për modulin që do ta ndiqni.Top gjashtë kandidatëve më të suksesshëm nga të gjitha grupet që do të trajnohen në këtë sezon, do tu sigurohet vendi i punës në furrat më të njohura në vend.

*Programi trajnues përmban 40 orë mësimore dhe çmimi i trajnimit është: 250 euro.

Trajnimi zgjatë dy javë: e hënë-e premte nga ora 13:00-16:30.

Na ndiqni në rrjetet sociale

Përmes rrjeteve sociale ju do jeni çdoherë të informuar në lidhje me të rejat në Korabi Corporation.