Pastiçeri dhe ëmbëlsira
- Mënyrat e përgatitjes së ëmbëlsirave
- Recetat më të njohura botërore, në praktikë dhe në të gjitha fazat
- Dekorimi i ëmbëlsirave
- Përgatitja praktike e dekoreve me çokollatë
Aplikoni dhe ndiqni trajnimin profesional në Korabi Innovation Center — akademia e akredituar ku pasioni për kuzhinën bëhet profesion.
Në vitin 2020 hapëm Korabi Innovation Center, një koncept krejtësisht i ri për tregun kosovar. Qendra ofron mësime bazike dhe të avancuara për të gjithë të apasionuarit pas kuzhinës, si dhe për profesionistët që duan të avancojnë njohuritë e tyre në botën e ëmbëlsirave dhe të produkteve të furrës.
Përmes një stafi të kualifikuar akademikisht dhe profesionalisht, qendra synon aftësimin profesional të të gjithë atyre që duan të punojnë në fushën e kulinarisë.
Për çdo modul të përfunduar merrni certifikatë nga Korabi Puratos.
Gjashtë kandidatët më të suksesshëm të çdo grupi ndihmohen të punësohen në pastiçeritë dhe furrat më të njohura në vend.
Punoni me pajisjet dhe lëndën e parë që përdorin profesionistët çdo ditë.
Datat e grupit të radhës dhe çmimet ju i japim kur na kontaktoni.
Plotësoni formularin dhe zgjidhni programin.
Administrata ju njofton për datat, çmimin dhe kushtet.
Pagesa kryhet dy ditë para fillimit të trajnimit.
Në fund të modulit pajiseni me certifikatë.
Qendra është edhe furra jonë e provave. Aty zhvillojmë receta, testojmë produkte të reja dhe zgjidhim probleme reale të prodhimit për klientët tanë — me brumin, pajisjet dhe kushtet që keni edhe ju.
Na shkruani cilin program dëshironi dhe administrata ju kontakton me datat e grupit të radhës.